fbpx

Godet Doktori shqiptar në GJERMANI, Ja çfarë është duke ndodhur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu tregoi se testimi është një ndër shtyllat kryesore të diagnostikimit të këtij virusi.

“Testimet në Gjermani janë shtuar në mënyrë eksponenciale që nga marsi. Gjermania arrin të bëjë rreth një milion testime në javë dhe testohen jo vetëm personat që janë simptomatik por edhe shumë njerëz në qytete të mëdha të vendit që thjesht kanë dëshirë të testohen dhe duan të dinë rezultatet e tyre.

Po ashtu shumë e rëndësishme është dhe ndjekja e kontakteve të personit, pra nëse një person rezulton pozitiv bëhet një hetim mjaft i thelluar për të parë ku ka qenë personi dhe kë ka takuar jo vetëm 2-3 ditë përpara por 7-10 ditë përpara,” – u shpreh mjeku.

Sa i përket testeve të shpejta ai i cilësoi si një masë orientuese ama theksoi se duhet bërë testi PCR, pra tamponi që nuk mund të zëvendësohet nga testet e shpejta.

“Testet e shpejta këshillohen dhe përdoren më shumë në vendet që nuk kanë mundësi teknike, laboratorike që të bëjnë testet tampon në masë, po ashtu dhe në vende të nivelit të tretë,” – sqaroi Shehu, sipas burimeve të Institutit të Virologjisë Gjermane.

Pavarësisht se në Gjermani situata është ende e qetë Alk Shehu tha se gatishmëria dhe vigjilenca janë maksimale duke qenë se shifrat e të prekurve me COVID janë gjithnjë në rritje.

Së fundmi ai u shpreh se nuk ka ende një protokoll zyrtar sa i përket kurës që lufton virusin.

Mjekimi duhet të merret vetëm nga këshillimi i mjekut dhe nuk mundet që një person të marrë antibiotik apo hollues gjaku, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19, pa pasur një konsultë me mjekun.

Share.