fbpx

Gjyla Çeliku: Falënderoj ish-ministrin e Kulturës, Hysni Ismailin për angazhimin, korrektësin dhe transparencën e treguar ndaj botimit shqip

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nga sot mund të lexoni librin tim universitar ” POLITIKAT NDËRKOMBËTARE PËR SHTETET MULTIETNIKE(Rasti i Maqedonisë) financuar nga Ministria e Kulturës në kohën kur ishte ministër Hysni Ismaili dhe për të cilin kukuvajkat bënë namin për 1500 euro që u financua libri i cili për 1000 libra që shtypa u bë akoma më shtrejnt sepse studentët dhe institucionet publike për gra dhe fëmijë me nevoja të vecanta dhe rastet sociale do ta kenë falas. Falenderoj ministrin për angazhimin e tij me korrektësi dhe transparencë.
Falenderoj shtypshkronjën “Focus” me një staf të mrekullueshëm, botimet profesionale me cilësi jashtzakonisht të mirë me të cilin u bëra e lumtur.
Ju falenderoj përzemërsisht dhe jam e lumtur që kjo botë akoma ka njerëz që e duan punēn dhe kualitetin!
Nga sot gjithashtu keni edhe një libër briliant të bashkëshortit tim Arbër Çelikut “ANA TJETËR E MEDALJES” me shkrime publicistike, aforizma dhe poezi!
Librat mund ti gjeni në Shkup në LOGOS-A dhe në Tetovë te ALBAS, por shumë shpejt edhe në Kosovë dhe Tiranë!
Në kohë karantine ne nuk ndalemi dhe me pozitivitet ju falenderojmë për inspirimin, përkrahjen tuaj dhe respektin”, ka shkruar profesoresha e mirënjohur shqiptare, Gjyla Çeliku.

Share.