fbpx

Gjithçka gati, Can në Dortmund

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermani me origjinë turke Emre Can është rikthyer në Bundesligë pas dështimit në Juventus

Mesfushori i Juventus Emre Can pritet që të bëj testet mjekësorë të premten pasi që dy klubet janë pajtuar për një huazim me obligim blerjen për 30 milionë euro deri në fund të sezonit.
26 vjeçari dëshiron që të luajë rregullisht futboll në pjesën e dytë të sezonit në mënyrë që të sigurojë ftesë nga Gjermania për kampionatin Europian.

Can kaloi në Torino 18 muaj më parë si transfer i lirë nga Liverpooli. Ai bëri 37 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2018/19, duke ndihmuar Juventusin për të fituar Serie A dhe Superkupën e Italisë.

Megjithatë, ai nuk ishte i preferuar i Maurizio Sarrit që nga fillimi i sezonit, duke dështuar që të jetë në garë me Miralem Pjanic, Rodrigo Bentancur, Adrien Rabiot dhe Blaise Matuidi.

Ai ka bërë vetëm tetë paraqitje në Serie A dhe nuk ishte përfshirë në skuadrën e Juventusit për Ligën e Kampionëve të përbërë nga 25 futbollistë. /GazetaExpress/

Share.