fbpx

Gjermania, rekord të ri me të infektuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve të koronavirusit të regjistruar brenda 24 orëve arriti nivelin më të lartë deri më tani në Gjermani.

Të premten Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 23,648 infeksione të reja Covid-19 brenda 24 orëve, që është më shumë se kulmi i mëparshëm i regjistruar një javë më parë, sa ishte (23,542).

Ky raport ditor çon numrin e përgjithshëm të infeksioneve të koronavirusit të regjistruar deri më tani në Gjermani në 879,564.

Në 24 orët e fundit 260 njerëz kanë vdekur shkaku i Covid-19. Një total prej 13,630 njerëz kanë vdekur në lidhje me infeksionin viral që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.

Ndërkohë, rreth 579,100 njerëz konsiderohet se janë rikuperuar nga virusi.

Një total prej 286,834 rastesh janë akoma aktive – rreth 7,000 më shumë se një ditë më parë (279,846).

Share.