fbpx

Gjeni simbolin shqiptar në fushatën e B.D.I-së!?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditëve të fundit BDI ka demaskuar vetën dhe ka nxjerë në pah qëllimin e vërtetë të fushatës parazgjedhore. Edhe pse sllogani kryesor është për kryeministër shqiptar dhe për avancimin e shqiptarëve në shtet, në fushatë vërrehet e kundërta. Me gjithë skenografinë që përdor BDI tenton tua imponojë shqiptarëve simbolet shtetërore dhe ato etnike maqedonase. Në të gjitha tubimet e fundit, në sfond në një ekran të madh shfaqet flamuri shtetëror, ndërsa BDI ka ndërruar edhe ngjyrën nga e kaltërta në të kuqe për të ju përshtatur flamurit maqedonas dhe jo ngjyrave kombëtare. Në tubimet e fundit mungon jo vetëm flamuri kombëtar por edhe vetë shqipinja që të paktën ndonjë herë e përdornin në ndonjë skaj si dekor.

Share.