
Alsat
2019-10-18T16:46:06+02:00
Një gjashtëdhjetë e katër vjeçar u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në rrugën lokale në Petrovec të Shkupit, në drejtim të fshatit Drma, pranë shenjave për hyrie në komunën e Petrovecit.
Mjeku i urgjencës konstatoi se nuk kishte gjurmë dhune në trupin e vdekur.
Personi i vdekur u identifikua si D.Ll (64) nga Shkupi. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Loading…