10:50 | 29 Tetor 2019

Foto: Ilustrim
10:50 | 29 Tetor 2019
Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin pasi që e kishte kanosur dhe ishte vërsulur drejt zyrtarit policor.
Zyrtari policor para dy jave të dyshuarit ia kishte shqiptuar një tiketë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K/Shqiptar, pasi që e kishte kanosur dhe ishte vërsulur drejt zyrtarit policor mashkull/K/Shqiptar, pasi që para dy jave i njëjti zyrtar ia ka shqiptuar një tiketë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”. /Lajmi.net/