Gazetat australiane nxijnë faqet e para në shenjë proteste

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

10:29 | 22 Tetor 2019

Gazetat prestigjioze Australiane siç janë “Daily Telegraph”, “The Australian”, “Financial Reviee”, “Herald Sun”, e një varg mediesh shtypi në rajon kanë nxirë faqet e para, në shenjë proteste kundër kufizimit në shtyp.

Protesta vjen pas vendosjes së ligjeve të reja të sigurisë kombëtare, për të cilat gazetarët thonë se grupe të caktuara interesi kanë ndaluar raportimin dhe kanë krijuar një “kulturë fshehtësie” në mediet australiane, transmeton lajmi.net.

Qeveria australiane tha se e mbështet lirinë e shtypit, por se “askush nuk qëndron mbi ligjin”.

Iniciativa e ndërmarrë ditën e hënë është mbështetur edhe nga televizione të caktuara, radio dhe nga një sërë mediesh elektronike.

“Çfarë po përpiqni të fshihni nga ne?”, shkroi shefi ekzekutiv i konglomeratit të medieve ‘News Corp Australia’, në një cicërimë në Twitter, të bashkëngjitur me fotografi ilustruese të ballinave të nxira.

Që prej se është miratuar legjislacioni i ri kundër spiunazhit vitin e kaluar, mediet kanë lobuar që gazetarët dhe informatorët të mos përfshihen në informacione, siç i konsiderojnë ata, sensitive. /Lajmi.net/

Share.