fbpx

Gazetari i njohur zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Greqinë…Ja detajet…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja e detit Jon është shndërruar në një temë e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo çështje ka ndezur debate të forta politike, pas deklaratës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në parlament, i cili tha se Greqia do të zgjerojë 6-12 milje kufijtë detarë. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, problemi në marrëveshja është mosmbyllja e gjireve detare.

“Në kohën e baticës më të madhe në Korfuz dhe Greqisë është në mes dhe quhet ishull grek, sepse kështu na e paska përcaktuar historia si ishull grek. Dhe ty të vjen bregdeti grek aty. Me ligjet ata janë në rregull, si e kanë zgjidhur të tjerët këtë çështje. Si e lë ti një shkëmb të vogël që të të marrë gjysmën e detit? Në ‘77 kur është bërë ndarja e detit Itali-Greqi…ishulli Othonoi, por italianët në 77 kanë marrë pak më tepër. Ai ishull nuk është quajtur si kontinent.

Një problem tjetër ishte mos mbyllja e gjireve. Ndërkohë që grekët i kanë të mbyllura. Se ka vrarë njeri mendjen për këtë pjese, ose nuk është paraqitur dokumentacioni i duhur’, u shpreh ai për ABC News. Dervishi thekson më tej se pikërisht për mos mbylljen e gjireve u rrëzua edhe marrëveshja e parë me Greqinë.

“Marrëveshja e parë për këto probleme u kthye. Në marrëveshje e 2009 ne humbisnim, teorikisht ishim në rregull, praktikisht humbisnim. Mbyllja e gjireve mungonte te marrëveshja e parë. Nuk e di ku do e mbyllin ata gjirin e Sarandës.

Është edhe një çështje që shumë pak e dinë teknikisht. Dhe thoshte do ndajmë zonë ekonomike dhe shefin kontinental. Në fakt është e kundërta. Dhe një kryeministër ta bën gabimin në pesë rreshta. Flasim pastaj në 12 milje që bëhet një debat i madh. Konventa e detit të thotë që çdo shtet ka të drejtë të shpallë”, shprehet gazetari. Më tej ai shton, se pikërisht mbyllja e gjireve është elementi ndryshe i marrëveshjes së re, ndërsa e ka bërë të ditur më herët edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“E reja që është e përcaktuar është linja bazë, pra mbyllja e gjireve. Bushati e pretendoi këtë. Ai ka shfaqur një hartë me gjire të mbyllura. Rregulli thotë që një gji të mbyllet brenda tij duhet të futet një gjysmë rrethi. Është problemi që po të shikosh hartën, Greqia ia merr detin Turqisë deri afër kontinentit. Është një ishull i vogël Katerolizo, aty ku bëhet debati.

Share.