fbpx

Gashi: Zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente, dëshmi e avancimit të pozitës së gruas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar zonjën Vjosa Osmani për emërimin e saj si presidente e Kosovës.

Ja urimi i plotë i Gashit:

Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani Sadriut në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është lajm i mirë jo vetëm për ndërtimin e institucioneve shtetërore, por edhe mirënjohje e përkthyer në post për personalitetin më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Përveç kësaj, Vjosa Osmani është edhe dëshmi e avancimit të pozitës së gruas shqiptare dhe gatishmërisë së saj për t’u prirë institucioneve më të larta shtetërore.

Në emrin tim dhe në emër të Alternativës ia uroj zgjedhjen në këtë detyrë znj. Osmani dhe uroj që ajo të jetë përfaqësimi më autentik dhe më dinjitoz i Kosovës dhe i interesave të qytetarëve të saj.

Si vend fqinj, por aq më shumë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, jemi të lumtur me këtë zgjedhje, ndërsa urojmë që shembujt e këtillë të reflektojnë edhe në mjedisin tonë politik.

Urime!

Afrim Gashi

Share.