fbpx

Gashi: Zaev, a hoqe dorë prej thirrjes për “një shoqëri”?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende është e paqartë se të hënën a do të ketë shtesë me krerët e partive tjera politike. Kryeministri Zaev siguroi se gjatë javës së ardhshme do të takohet edhe me përfaqësues të Aleancës dhe Alternativës për të diskutuar për Ligjin për shtetësi. Për këtë format të takimit, reagoi kreu i Alternativës, Afrim Gashi.

“Zoran Zaev, prej kur ke filluar me takime njëetnike për çështje shtetërore?  Çka do thoshe po t’ia fusnim edhe ne një takim shqiptarësh?! Ku na shpie kjo? A hoqe dorë më prej thirrjes për “një shoqëri” apo atij slogani i ka munguar një fjalë – “një shoqëri maqedonase”?”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.

Share.