Gashi uron Selën që mori edhe një mandat si lider i ASH-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në rrjetin e tij social facebook ka uruar Ziadin Selën që u rizgjodh lider i Aleancës për Shqiptarët, transmeton KlanMacedonia.

”Vendimi i delegatëve të Kongresit të Aleancës për Shqiptarët që në mënyrë unanime ta rizgjedhin edhe për një mandat për kryetar z. Ziadin Sela është mbështetja më e mirë që mund të marrë një kryetar partie në forumin më të lartë partiak.

Duke i uruar sukses z. Sela në katër vjetët e ardhshme, shpresoj që e ardhmja të jetë në shërbim të forcave politike që përpiqen ta dizajnojnë atë
Urime e suksese!”
Share.