fbpx

Gashi uron fitoren e VV-së: Referendumi më të vërtetë ndodhi, radhën e kemi ne!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka deklaruar se referendumi me të vërtetë ka ndodhur sonte në Kosovë. Ai ka uruar për fitoren kreun e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se radha për fitore tani është për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri.
Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik.
Radhën e kemi ne!”, ka shkruar Gashi.

Share.