fbpx

Gashi: Shteti bën qasje majorizuese vetëm që mos të rritet numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, të dy kryetarët e koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, para medieve prezantuan platformën e re të koalicionit “Shtetësia”.

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka theksuar se shteti ka qasje të gabuar ndaj shqiptarëve. Shteti këtë qasje e bën me qëllim që të mos rritet numri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut”, theksoi Gashi.
“Problemi është shumë evident. Kemi një qasje shtetërore ku shteti mundohet t’i shpall njerëzit të rrezikshëm me qëllim që të mos e rrit numrin e shqiptare. Ligji për shtetësi dhe regjistrimi ndërlidhet shumë dhe ne si shtet nëse nuk lirohemi nga numrat dhe përmes tyre mundohemi ta majorizojmë dhe përvetësojmë shtetin, është qasje e gabuar – ka përfunduar Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Share.