fbpx

Gashi shkruan për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima: Sot ra edhe një perde e aktrimit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Si duket artistët më të mirë po na braktisin. Kur humori e arti largohen nga një vend, aty humbet e bukura dhe inteligjenca. Rasim Thaçi ishte një prej humoristëve që bëri të qeshin shumë shqiptarë, me humorin e të cilit jemi rritur unë dhe shumë gjenerata të tjera. Gjithë jetën e tij ka shpërndarë gëzim e hare dhe ka bërë që njerëzit rreth tij të qeshin, ndërsa sot është dita e vetme kur ai na ka mërzitur të gjithëve dhe na ka bërë të qajmë.
Sot ra edhe një perde e aktrimit, u shua edhe një shfaqje!
Qofsh nën mëshirën e Zotit Cimë!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas lajmit të hidhur për vdekjen e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

Share.