fbpx

Gashi: Sfida jonë do të jetë mirëqenia ekonomike, shteti i së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Detyra jonë mbetet që sa më shpejt të mundësojmë qeveri të zgjeruar dhe zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që mos të shtohet lista e këtyre dështimeve, sepse – fundja – ne nuk jemi të lumtur që ata kanë dështuar, ngase çmimin e paguajnë të gjithë qytetarët.
Sidoqoftë, qytetarë të dashur, pasi që kemi kaluar një vit kaq të zymtë, unë jam i sigurt se më keq nuk mund të bëhet. Andaj jam shumë i bindur se vitin tjetër do të jetë sigurisht më mirë. Sfida jonë për të sjellë mirëqenie ekonomike, shtet të së drejtës, shëndetësi dhe arsim cilësor, integrim në BE, si dhe luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mbeten përkushtimi ynë më i lartë, me të cilin nuk mund të bëjmë kompromis”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në video-mesazhin e tij për fundvit, para qytetarëve të vendit.

Share.