fbpx

Gashi: Regjistrimi nuk duhet të ndërpritet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se regjistrimi nuk duhet të ndalohet. Ai tha se është e papranueshme që në një takim të organizuar në atë format të merren vendimet e tilla.
Gashi tha se Zaev shumë lehtë u morë vesh me Mickoskin edhe pse thoshte se nuk po merret vesh me të.
“Ne nuk mund të lejojmë që të mos reflektohet realiteti shoqëror edhe në skenën politike. Mesazhi jonë është se regjistrimi nuk duhet të ndërpritet. Besojmë se do a kemi përkrahjen e votuesve tanë që duan ky proces të vazhdojë. Ali Ahmeti në 2011 ishte me Gruvskin për ta ndalë regjistrimin, ndërsa Ahmeti edhe tani në vitin 2021 ishte për ta ndalë regjistrimin. Por duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë vetë”, tha Gashi, raporton SHENJA.

Share.