fbpx

Gashi: Qeveria u soll neglizhente dhe indiferente me pandeminë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të nderuar qytetarë, besoj thellë se të gjithë ne jemi të lumtur që po lëmë pas vetes një vit, i cili në gjithë botën do të mbahet mend si vit i mbrapshtë, kur një virus e dëshmoi pafuqinë e njeriut dhe fuqinë e Zotit. Miliona viktimat e shkaktuara nga virusi Covid-19 do të jenë emrat e përveçëm të dhimbjes që e ka përshkruar këtë vit nga kjo murtajë. Që nga shkurti i këtij viti bota jonë ka qenë në ankth dhe ne po vazhdojmë të jetojmë ashtu. Duke u gjendur në këtë situatë pandemie, edhe vendi ynë dhe të gjithë ne e përjetuam në lëkurën tonë vështirësinë e jetës në kushte të këtilla. Natyrisht, si parti politike, nuk mund të mos konstatojmë se ndonëse vala e parë e virusit kaloi pak më lehtë, vala e re vjeshtore erdhi me pasoja fatale, që akoma po i vuajmë. Si subjekt opozitar, ndonëse kishim dhënë disa propozime që nuk u morën para sysh nga pushteti, sot mund të themi se një pjesë të madhe të fajit për këtë gjendje e bart pikërisht qeveria e vendit. Ajo, duke e ditur dhe duke i pasur të gjitha informacionet për atë që vijonte në këto muaj, u soll me indiferencë dhe neglizhencë, gjë që i kushtoi vendit me shumë jetë të humbura dhe me shumë infektime të tjera”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në video mesazhin e fundvitit para qytetarëve të vendit.

Share.