fbpx

Gashi: Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk duhet të politizohet dhe etnizohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte, në emisionin “Triling” në TV 24, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili ka folur rreth situatës politike në vend, konkretisht ligjin për shtetësi dhe procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Historikisht në Maqedoninë e Veriut, çdoherë kur jemi para regjistrimit të popullsisë, çështja politizohet”, theksoi Gashi.
Sipas tij anulimi apo shtyrja e regjistrimit do të humb kredibilitetin e procesit të regjistrimit. Gashi theksoi se procesi në fjalë nuk duhet të etnizohet dhe politizohet shkaku se do të humb besimin dhe kredibilitetin e saj.

Share.