fbpx

Gashi për Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Shteti vazhdon të sillet me diskriminim ndaj komunitetit rom

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“8 Prilli i Ditës Ndërkombëtare të Romëve vjen për të na e kujtuar jo vetëm ditën kur ne duhet t’u urojmë romëve të vendit tonë, por edhe që të konstatojmë se shteti dhe shoqëria jonë vazhdon të sillet me diskriminim ndaj komunitetit rom. Ata vazhdojnë të jenë qytetarë të diskriminuar në kuptim të punësimit, të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe mundësive arsimore e infrastrukturore. Prandaj, ne zotohemi se – në kohën që do të kemi mundësi – do të punojmë për ta pa diskriminim dhe me respektin më të madh njerëzor e politik.
Urime 8 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Romëve!”, ka shkruar Afrim Gashi,
Kryetar i Alternativës.

Share.