fbpx

Gashi për Ditën Botërore të Shëndetit: Mugesa e vaksinave flet keq për shëndetësinë tonë publike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“7 Prilli i Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, që po e shënojmë në kushte pandemie, është moment reflektimi për shëndetin tonë individual dhe publik.
Gjatë vitit që lamë pas gati çdokush nga u nda nga një familjar ose mik, kjo si pasojë e pandemisë. Dhe, sot, derisa shkruajmë, shifrat e vdekjeve dhe infektimeve në RMV janë ndër më lartat më Europë, ndërsa në listën e imunizimit të popullsisë vendi ynë është gati i fundit në rajon. Mungesa e vaksinave, që vjen nga indiferenca e drejtuesve të dikasterit të shëndetësisë, flet keq për shëndetësinë tonë publike.
Sidoqoftë, duke qenë në këtë ditë, dëshiroj t’i falënderoj mjekët dhe personelin mjekësor për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë çdo ditë, ndërsa uroj që vitin tjetër më 7 prill të flasim në kushte të tjera dhe shifrat e lartpërmendura të jenë një e kaluar e hidhur.
Shëndet për gjithë!”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Share.