Gashi para takimit me Zaevin: Nuk do të jetë një proces i lehtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se ka marrë autorizimin nga kryesia e partisë për të nisur negociatat për tu bërë pjesë e Qeverisë, përcjell TV21. Gashi thotë se procesi nuk është i lehtë pasi do të duhet që pushteti aktual të ndërtojë koncept të ri për të dalë nga kriza që kam kapluar vendin.

“Varet prej kryeministrit dhe partnerëve të tyre, si e shohin ata këtë koncept a janë të gatshëm për të bashkëpunuar me Alternativë. Mendoj se nuk do të jetë një proces i lehtë, do të duhet të gjithë të shfaqim gatishmëri dhe të ndërtojmë një koncept të ri që të dalë vendi nga kriza politike, energjetike dhe shëndetësore, por më e rëndësishmja, mos të lëshojmë rastin të marrim datën për negociata m BE-në”, tha mes tjerash Gashi.

I pyetur se cilat pozita në ekzekutiv do ti kërkojë Alternativa si kusht për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare, Gashi tha:

“Nuk është punë e kërkesave tona, thamë se ne do ta dëgjojmë njëherë konceptin e tyre, ndërsa pastaj në parti do ta diskutojmë nëse përputhet koncepti ynë me konceptin e tyre, për ne është me rëndësi që vendi të del nga kriza”, tha mes tjerash Gashi duke shtuar se në parim si parti janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta të parakohshme parlamentare.

 

Share.