fbpx

Gashi: Në Qeveri ka lojëra të dyfishta për çështjen me Bullgarinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sa i përket dështimit të hapjes së bisedimeve me Bullgarinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin “ENTER”, deklaroi se shumë gjëra nuk janë të njohura.

“Me 1 gusht të vitit 2017 në një ambient shumë festiv, duke u buzëqeshur dy kryeministrat e dy vendeve përqafoheshin dhe nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi të mirë, të gjithë ne e krijuam perceptimin se ndihma e Bullgarisë është aty dhe e pa rezervë. Çfarë ndodhi ndërkohë? Pyetjen që e kemi pareshtur dhe që nuk kemi marrë asnjë përgjigje neve na lind dilema dhe dyshimi, se qeveria jonë nuk e ka respektuar marrëveshjen deri në fund. Madje, kjo është kritika edhe e palës bullgare”, ka deklaruar Gashi.

Ai tha se Bullgaria ka vendos veto ngase Maqedonia nuk ka respektuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Jo transparenca që e ka shfaqur kjo qeveri dhe përjashtimi qoftë i opozitës maqedonase qoftë edhe neve, kjo na bën të dyshojmë. Ne nuk mund të themi se pala jonë është në të drejtë kur nuk e dimë se çfarë ka ndodhë. E them këtë sepse në qeveri keni lojëra të dyfishta, e keni ministrin shqiptarë të MPJ-së, kryeministri vendos aty një figurë tjetër për bisedime me Bullgarinë, sikur nuk ka besim në faktorin shqiptar, është një mish-mash që askush nuk arrin ta kupton deri në fund”, ka thënë Gashi.

Gashi deklaroi se rruga më e rëndë që e ka në 10 vitet e ardhshëm janë eurointegrimet.

“Në këtë proces nuk guxon të sillet me ekskluzivitet. Nuk guxon asnjë kryeministër të lë anash opozitën, intelektualët, që të mbërrijmë sa më shpejtë në Brukselin tonë”, u shpreh Gashi. /SHENJA/

Share.