fbpx

Gashi: Me ikjen e Mijallkovit plotësisht u rrënua sistemi i drejtësisë dhe sigurisë në vend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë ikja e ish-shërbimit sekret Sasho Mijallkov nga Maqedonia e Veriut, ka ngjallur debat të ashpër në opinion publik, ku me këtë rast përveç reagimeve të shumta, në rrjetin e tij social facebook, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili për ikjen e Mijallkovit ka thënë se përveç ikjes së tij, ka ardhur koha që të ikë edhe Zaevi, shkaku se kjo dëshmon rrënimin e plotë i sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Ja postimi i plotë i kryetarit të AlternAtivA-s, Afrim Gashi:

“Ikja e Mijallkovit është shenja më e qartë se, përfundimisht, duhet të ikë edhe Zaevi. Ikësi, me ikjen e tij, tashmë e ka pranuar fajin dhe prandaj ka ikur, por kjo më shumë se kaq flet për rrënimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë.
Për fat të keq, derisa Mijallkovi ikë pa ferrë në këmbë, mbase edhe me ndihmë të kësaj qeverie, në anën tjetër babai dhe axha i Almir Aliut arrestohen pa pikë faji”, ka thënë Gashi.

Share.