Liderët e partive politike në vend, tashmë kanë filluar të mblidhen në vilën Vodno pas takimit të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski, pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Në takim ka arritur edhe kreu i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Në takim tashmë janë mbledhur edhe, lideri i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, kreu i integristëve, Ali Ahmeti.
Në takim bashkë me Afrim Gashin është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Alternativa-s, Skender Rexhepi – Zejdi
Në takim pos dështimit për datën, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeminsitri Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.