fbpx

Gashi: Kryeministri dhe diplomacia e vendit tonë – me joseriozitetin e tyre – na vendosën para vetos bullgare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, nëpërmjet video-mesazhit ka realizuar paraqitjen e tij të fundit për këtë vit, para qytetarëve të vendit.
“Me keqardhje më duhet të them se kjo qeveri – si asnjë para kësaj e shpresoj edhe si asnjë pas kësaj – është qeveri e dështimit në katër planë shumë të rëndësishme. Vërtet pandemia ishte diçka që erdhi papritmas, por kjo nuk është arsye që ne të mos e themi se pasojat fatale të saj erdhën për shkak të keqmenaxhimit të saj nga kjo qeveri. Shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve, si dhe mungesa e kapaciteteve spitalore e farmaceutike, janë dëshmi se për këtë gjendje, më shumë se pandemia, përgjegjësinë e ka qeveria. E kur kësaj i shtohet edhe informacioni se ne do të jemi ndër vendet e fundit që do të marrin vaksina, kjo po ashtu për shkak të pakujdesisë së këtij pushteti, bëhet i pallogaritshëm dhe i pakonceptueshëm dëmi që kjo qeveri po ua sjell qytetarëve të saj. Dështimi i dytë i saj e ka emrin varfëri ose kolaps ekonomik. Humbja e mbi 85 mijë vendeve të punës, shuarja e qindra bizneseve, që nënkuptojnë rritje enorme të varfërisë, mospërmbushja e asnjë premtimi për rritje ekonomike, edhe një kohë të gjatë do të mbeten në listën e prioriteteve për riparimin e jetës së qytetarëve tanë. Dështimi i tretë është arsimi. Duke e mos marrë në konsideratë propozimin tonë që viti shkollor të fillojë në janar 2021 e ndërkohë të bëhen përgatitjet e nevojshme, kjo qeveri – me paaftësinë e vet – përjashtoi nga e drejta kushtetuese për mësim diku 60 mijë nxënës, ndërsa rrezikoi shumë të tjerë dhe na dëshmoi se mësimi në distancë më shumë ka qenë një improvizim sesa realitet, për çka jemi të bindur se pasojat do të na ndjekin edhe për shumë vite. E kur dështimit në arsim i shtohet edhe ngarkesa e arsimtarëve, që kanë bërë dyfish punë, ndërsa janë paguar si më parë, edhe po ta themi me eufemizëm, do të duhej të thoshim se ky vit shkollor lë shumë për të dëshiruar. Dhe, dështimi i katërt është sigurisht integrimi. Edhe shtegu i vetëm për të shpëtuar nga kjo gjendje, pra për t’i hapur negociatat për BE, tashmë po venitet, sepse kryeministri dhe diplomacia e vendit tonë – me joseriozitetin e tyre – na vendosën para vetos bullgare”, ka përfunduar Gashi.

Share.