fbpx

Gashi: Kemi kërkuar që me pandeminë të përballemi bashkë por jemi injoruar nga pushteti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në emisionin “ENTER” duke folur për keqmenaxhimin e qeverisë lidhur me pandeminë, tha se një qeveri e cila përballet me pandemi është e papranueshme të përballet vet me një sfidë kaq të madhe e cila ka kapluar tërë njerëzimin.

“Këtu e shoh problemin më të madh. Një kryeministër i përgjegjshëm do t’i ftonte gjitha partitë në qeveri, do t’i ftonte ekspertët e brendshëm pa i shikuar librezat partiake, do të bëhej një front i gjërë i përbashkët kundra pandemisë, dhe po të ndodhte kjo, jam i bindur se pasojat do të ishin minimale”, tha Gashi.

Ai tha se vetëm një njeri të ishte shpëtuar me qasje të tillë, do të ja vlente.

“Do të rritje besimi në atë qeveri dhe çfarë do që do të ndodhte do ta dinim se e kemi dhënë maksimumin. Qasjen që e pati kjo qeveri ishte e kundërta. Shtyheshin me opozitën, ne jipnim propozime e ata nuk dëgjonin. Më vjen keq shumë por sot në mes të Evropës të jeni një prej vendeve më vdekshmëri më të lartë në Evropë, me numër më të lartë të infektuarve është për çdo akuzë”, deklaroi Afrim Gashi. /SHENJA/

Share.