fbpx

Gashi: Jemi gjenerata e parë që e thyen injorancën, bën luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Ditë më parë, në ambientet e Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup, përfundoi me sukses ceremonia e ndarjes së certifikatave për studentët pjesëmarrës në 16 ligjëratat online të realizuara nga Akademia Politike “Alternativa”.
“Unë mendoj se elita politike e ka ngulfatur potencialin tonë. Kur e di se kjo Akademi çfarë ligjërata ka ndjekur, jam tepër i kënaqur se keni kontribuar për dijen. Derisa do të jem unë i pari i Alternativës, gjithmonë do të jem ushtar i pakompromistë për shtytje të një rinie të shëndoshë. Një prej arsyeve kryesore se përse e kemi filluar rrugëtimin politik është për shkak se kemi dashur të jemi gjenerata e parë që e thyen injorancën, që e bën luftën kundër krimit dhe korrupsionit derisa të krijohen vlera të shëndosha shoqërore. Unë jam shumë i sigurt se ju jeni e ardhmja jonë”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Tash esht Koha
Share.