fbpx

Gashi: Fryma e ndryshimit në Kosovë shumë shpejt do të vijë edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në emisionin “Intervista” për portalin informativ News-TV, të moderuar nga gazetari Iljasa Abazi, ka folur rreth zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
“Në gjithë arealin politik ka ardhur koha për ndryshim – të vijë një gjeneratë e re e politikanëve. Perceptimi i kosovarëve është se Vetëvendosja mund të jetë subjekti që do të mund të sjellë ndryshimin”, tha Gashi.
Sipas tij, Kosova po përballet me problemet e saj të jashtme, me njohjen e saj, dhe me problemet e brendshme shtetërore. Kjo frymë e ndryshimit në Kosovë duhet të vijë sa më shpejt edhe tek ne. Gashi gjithashtu theksoi se gjeneratat e reja në Maqedoninë e Veriut do ta ndjejnë ndryshimin nga gjeneratat e politikanëve të rinj.

Share.