Gashi: Faji për mos-marrjen e datës nuk qëndron në Ukrainë, por në Sofje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mos marrja e datës për fillim të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sipas Afrim Gashit nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por sipas tij problemi qëndron në Sofje. Gashi në “Rruga drejt…” thekson se problemi bullgaro-maqedonas e ka në vetvete komponentin identitar dhe kjo e vështirëson edhe më shumë procesin negociues, shkruan Alsat.

“Mos-marrjen e datës për negociata nuk e shoh për shkak të luftës në Ukrainë, problemi është në Sofje. Është shumë e qartë puna. Por nuk mund të themi se ngjarjet në Ukrainë nuk e kanë senzibilizuar edhe klimën politike në Sofje. Kjo është në terma relativ sa mund të ndodhë. Megjithatë problemi bullgaro-maqedonas e ka në vetvete komponentin identitar të gjuhës, të identitetit dhe kjo s’ka të bëj shumë me luftën aktuale atje. Andaj mendoj se duhet të shtrojmë qartë problemin, problemet identitare janë shumë problematike, sidomos kur hyhet në histori dhe pastaj nuk i dihet fundi”, tha Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

Share.