fbpx

GASHI: ÇDO MASË EKONOMIKE E QEVERISË NË THELB KA PASUR MARKETINGUN POLITIKË DHE JO NDIHMËN NDAJ QYTETARËVE

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se fatkeqësisht çdo masë ekonomike e qeverisë në thelbin e saj e ka pasur marketingun politik dhe jo ndihmën ndaj qytetarëve.

“Fjalët e mira, dekorimet dhe zbukurimet e këtyre masave e dimë se kanë qëndruar, por realiteti është se kur e shihni se e keni marrë një masë shembull prej 6000 denarëve dhe keni vendosur kushte që ajo mos të arrije tek qytetarët, e para i rrezikoni para bankave, dhe nga ana tjetër nëse fitojnë virusin i humbin ato para. Kjo është e keqja kur masat i vendosni në kontekst të përfitimit të poenëve politike”, deklaroi Afrim Gashi.

Gashi tha se nga Banka Botërore është projektuar se do t’i humbë 80 mijë vende të punës.

Sipas tij kjo edhe më tej do ta rëndojë situatën ekonomike të qytetarëve të vendit. /SHENJA

Share.