fbpx

Gashi: Beteja jonë është për të drejtat elementare për të pasur shtetësi shqiptarët dhe qytetarët e vendit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I ftuar në Syri TV – Shqipëri, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi ka folur rreth situatës politike në vend dhe zhvillimet rajonale në Shqipëri dhe Kosovë.
“Problemi i shtetësisë është pengesa kronike e vendit. Ende nuk është e zgjidhur statusi juridik i qytetarëve që kanë lindur këtu dhe nuk e kanë shtetësinë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, ideja për shtetësi është fisnike dhe bazohet në të gjitha konventat ndërkombëtare dhe lirive njerëzore. Pra, kjo është e drejta elementare që çdokush të ketë shtetësi aty ku i takon ta ketë shtetësinë.

Share.