19:33 | 17 Tetor 2019

19:33 | 17 Tetor 2019
Ish ylli i futbolli anglez, Paul Gascoigne, është liruar nga akuzat për ngacmime seksuale.
Gascoigne, 52 vjeçar, i cili kishte regjistruar 57 paraqitje me Anglinë, mes viteve 1988 dhe 1998, ishte arrestuar gjatë 20 gushtit të vitit 2018, kurse në nëntor ishte ngarkuar me akuzën për ngacmim seksual ndaj një gruaje, në tren.
Ish anëtari i Tottenham është shpallur i pafajshëm për këto akuza, transmeton lajmi.net.
Gjatë gjykimit, Gascoigne e kishte pranuar se ka puthur gruan në tren, por ka thënë se nuk ka qenë i dehur, as i dhunshëm.
Veprimin e tij e ka arsyetuar duke thënë se e ka bërë për t’i dhënë vetëbesim gruas e cila po ngacmohej se ishte e shëmtuar dhe mbipeshë.
Anglezi ka thënë se kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe është shprehur i lumtur për faktin që është liruar nga këto akuza të rënda. /Lajmi.net/