23:13 | 22 Tetor 2019

23:13 | 22 Tetor 2019
Real Madridi ka arritur fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Galatasarayt në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Vendasit e nisën më mirë takimin me dy mundësi të njëpasnjëshme të Florin Andone, por në të dyja rastet intervenoi Thibaut Courtois.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të me një gol të bukur nga Toni Kroos, porse arkitekt i aksionit ishte Eden Hazard, i cili edhe e dhuroi asistimin.
Goli i Toni Kroos, doli të jetë i vetmi në këtë ndeshje, i cili edhe ia solli fitoren e parë Real Madridit këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Notat e lojtarëve për paraqitje në ndeshje e sotme i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/