fbpx

Fushata anti- dezinformim/ Sot VIP-at mbyllin rrjetet sociale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata anti- dezinformim/ Sot VIP-at mbyllin rrjetet sociale

Disa prej figurave të njohura në SHBA vendosën të mbyllnin për një ditë profilet e tyre në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

Ndër të famshmit zgjdhën t`I bashkohen nismës janë aktorët e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Laërence. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës. “Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë”, tha ylli I reality show-t .

“Unë nuk mund të rri e të hesht teksa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi – krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të përcarë Amerikën”, shtoi ajo. Aktorja Kerry Washington, e njohur për rolin e saj në serialin “Skandali” shkroi: “I takon Facebook-ut dhe platformave tjera që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes dhe minimin e demokracisë.” Kompania e mediave sociale me 2.7 miliardë përdorues në të gjithë botën, është vënë nën presion nga aktivistë, qeveri dhe firma te ndryshme që reklamojnë në platformat e saj për veprim më të ashpër lidhur me bllokimin e promovimit të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës.

Share.