fbpx

Franca ar.matos Greqinë dhe bashkon Mesdheun kundër Turqisë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendet e Mesdheut i kanë dërguar dje një paralajmërim të qartë Turqisë në një samit emergjent të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron në ishullin e Korsikës, për të frenuar rritjen e tensioneve në mes Athinës dhe Ankarasë.

Udhëheqësit e Francës, Greqisë, Qipros, Maltës, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë u mblodhën në Korsikë mes frikës së shpërthimit të një konflikti të hapur ndërsa Turqia vazhdon kërkimet për naftë dhe stërvitjet ushtarake ndikimin në Mesdheun lindor. Ai që ishte më i ashpër në deklaratat e tij nuk ishte kryeministri grek Qiriako Mistotaqis, por presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u përpoq të bashkonte vendet e rajonit kundër Ankarasë, duke armatosur ndër të tjera Greqinë me avionë dhe raketa.

“Turqia nuk është më një partner në këtë rajon,” u tha Macron gazetarëve përpara samitit të ishullit. “Ne evropianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur me qeverinë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me sjelljen e saj të papranueshme në rajon”, tha ai. Macron nuk sqaroi se çfarë veprimesh specifike dëshiron të ndërmarrin vendet evropiane, por tha se ata duhet të vendosin “vijat e kuqe”. “Ne mesdhetarët duhet të jetojmë në paqe”, tha udhëheqësi francez.

Por përvec Francës, vendet e tjera në samitin e Korsikës kanë përparësi të ndryshme. Italia, Spanja dhe Malta janë veçanërisht më të shqetësuara për varkat e emigrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut në brigjet e tyre. Portugalia. ndërkohë, ka pak interes në tensionet rreth Mesdheut lindor.

Diskutimi midis dy udhëheqësve zgjati më shumë se një orë e njëzet minuta dhe burime qeveritare deklarojnë se është arritur një marrëveshje e plotë midis presidentit të Francës dhe kryeministrit grek. Gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin grek, Macron me Mitsotaqis mësohet se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për blerjen e armëve, por ansjëra nga palët nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Share.