14:03 | 26 Tetor 2019

14:03 | 26 Tetor 2019
Vitin e kaluar, Rita Ora bëri transformimin e pabesueshëm në pamje për “Halloween”.
Nëse do të kishte çmim për transformimet e yjeve për “Halloween”, padyshim që ai i vitit të kaluar do t’i takonte Rita Orës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, me rastin e “Halloween”, vitin e kaluar është shndërruar në reperin e famshëm, Post Malone.
Ndryshimi drastik i Ritës kishte lënë të gjithë pa fjalë, e tani në prag të kësaj feste, këngëtarja nga tregon se si shkoi i gjithë ky proces deri në transformimin befasues.
Ajo thotë se këto fotografi nuk i ka publikuar asnjëherë, ndërsa falënderon gjithë ekipin që morën pjesë në përgatitjen e saj për t’u shndërruar në reperin amerikan.
E se si kush do ta shohim Rita Orën këtë vit, mbetet të shihet deri në “Halloween”. /Lajmi.net/