fbpx

Forumet e Rinisë ASH-AAA reagojnë për rrugën Grupçin-Zhelinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forumet rinore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë reguar sot për rrugën Grupçin-Zhelinë.

Siç thonë, punimet për rikontruimin e rrugëve ka 7 muaj që kanë filluar, ndërkaq e njëjta është ende në gjendje të mjeruar.
Fillimi i punimeve dhe lënia e punëve në gjysmë e ka vështirësuar shumë qarkullimin e banorëve të këtij rajoni. Sa për informacion, rikonstruimi i rrugës Karpallak-Zhelinë ka filluar që në shtator të vitit të kaluar dhe po bëhen gati 7 muaj dhe rikonstruimi i rrugës Grupçin-Zhelinë është ende në gjendje të mjeruar. Si pasojë e kësaj, banorët janë të detyruar të përdorin autostradën dhe janë detyruar të paguajnë pagesën rrugore”, thanë nga ASH-AAA-ja.

Ata kritikojnë Komunën e Zhelinës, që edhe pse për të dytën herë premtoi se rruga do të përfundojë në janar të këtij viti, ajo ende nuk është gati./TV21

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=441891776862298&id=295130871174789

Share.