fbpx

Forumet e Rinisë AAA-ASH: Hajnat akademikë po bëjnë karrierë nëpërmjet sakrificës së UT-së (foto)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forumet e Rinisë AAA-ASH: Hajnat akademikë po bëjnë karrierë nëpërmjet sakrificës së UT-së

“Sot para Universitetit të Tetovës vendosëm figurat e hajdutëve akademik të cilët në mungesë të konsideratës dhe respektit për sakrificën dhe mundin e dhënë për UT-në, kanë bërë plagjiaturë duke kopjuar punimet shkencore të akademikëve të huaj.

Të gjithë së bashku duhet të mos lejojmë që hajnat akademik ta shfrytëzojnë si vegël UT-në për ngritje akademike duke shkelur mbi profesionalizmin dhe etikën akademike që duhet të mbizotërojë në Universitetin e Tetovës.

Universiteti i Tetovës është krenaria jonë dhe ne mburremi me të. Andaj, nuk duhet të lejojmë që hajnat akademik ta nëpërkëmbin nderin tonë!”, thuhet në komunikatën e Forumeve të Rinisë të koalicionit opozitar shqiptar Alternativa – Aleanca për Shqiptarët.

Share.