fbpx

Flet Berlusconi: Ja çfarë më ndodhi me Koronavirusin, Trondit me Fjalët…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i ftuar në emisionin ‘Che tempo che fa’ ka treguar eksperiencën e tij me pandeminë e koronavirusit.

82-vjeçari është shprehur se eksperienca me COVID-19 ishte një ndër më të këqijat të përjetuara ndonjëherë, duke shtuar se i kishte kuptuar mirë të gjitha vuajtjet për të cilat flisnin të sëmurët.

“Ngadalë, pak nga pak, pasojat e Covid po zhduken, ishte një nga përvojat më të këqija të jetës sime.

Unë i kuptova dhe ndava vuajtjet e kaq shumë njerëzve të sëmurë dhe të kaq shumë njerëzve të munduar nga sëmundja e të dashurve të tyre.

Ishte momenti më i keq i jetës sime,”-u shpreh Berlusconi.

Ish kryeministri italian kishte komplikacione me shëndetin dhe u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos më 4 shtator, pasi kishte shfaqur simptoma të lehta të pneumonisë në të dy mushkëritë.

Por u lirua pas disa ditësh kur gjendja e tij ishte përmirësuar.

Share.