fbpx

Filipçe: Qëndrimi jashtë uli numrin e të prekurve nga Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë periudhës së fundit ka shënuar rënie numri i pacientëve të rinj të infektuar me virusin COVID-19 për shkak se njerëzit kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në ambient të hapur dhe rreziku nga përhapja e virusit ka qenë më i ulët, ndërsa rrezik më i lartë paraqitet gjatë periudhës së vjeshtës, sepse ambientet e mbyllura mund të përkeqësojnë gjendjen epidemiologjike në vend, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për Radio Evropa e Lirë.

Filipçe theksoi se njerëzit po organizojnë akoma ngjarje dhe aktivitete nëpër të cilat nuk i respektojnë masat parandaluese dhe më pas nuk e dinë se si janë infektuar me virusin.

VENKO FILIPÇE, MINSITËR I SHËNDETËSISË

“Ka akoma ngjarje të tilla dhe ka ende mini-grupe që paraqiten nga ngjarje ku njerëzit nuk i kanë respektuar masat parandaluese. Ata mblidhen përsëri, këtu shohim të rinj në restorante, në ambiente publike, përsëri argëtim familjar, por ka edhe një përqindje të pacientëve të cilët thonë se nuk e dinë se ku janë infektuar”.

Sa i përket procesit arsimor Filipçe shtoi se arsyeja për të cilën kanë rekomanduar që shkollat të fillojnë nga 1 tetori është se në shtator do të ketë mjaft ngjarje dhe ndodhi që mund të përkeqësojnë gjendjen epidemiologjike.

VENKO FILIPÇE, MINSITËR I SHËNDETËSISË

“Njerëzit fillojnë të punojnë pasi të kthehen nga pushimet, udhëtimet dhe kopshtet që fillojnë punën javën e ardhshme. Përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe pasojat në sistemin spitalor vijnë dy tre, apo pas katër javëve nga ndonjë ngjarje, atëherë ne shohim pacientët që potencialisht kanë nevojë të trajtohen në spitale. Por nëse shfaqet një numër i madh i pacientëve, atëherë do të jetë tepër vonë për të reaguar dhe në atë kuptim rekomandimi për shkollat ​​ishte të fillonin me mësim online me disa përjashtime – fëmijët nga klasa e parë në të tretën të jenë fizikisht të pranishëm në shkolla”.

Filipçe potencoi se të rinjët që po shkelin ligjet më shumë dhe nuk po i respektojnë masat, ato zakonisht janë bartës të virusit, ata nuk po i respektojnë regullat ndërsa më të moshuarit po i vuajnë pasojat sepse të rinjtë preken me përqindje të ulët dhe të gjithë kanë pasqyrë të lehtë klinike.

Share.