fbpx

Filipçe: Personalisht nuk kam asnjë dilemë që të marr vaksinën AstraZeneca

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se personalisht nuk ka asnjë problem që të vaksinohet me vaksinën “AstraZeneca” e cila është ndaluar në shumë shtete pasi shkakton mpiksje të gjakut, njofton SHENJA. Ai paralajmëroi se për vendim përfundimtar për këtë vaksinë e cila pritet të arrijë në Maqedoni në fund të muajit, do të pres miratimin edhe të Agjencisë Europiane të Mjekësisë (EMA).

“Do ti presim edhe propozimet nga EMA dhe do të veprojmë në bazë të asaj. Në vend merren vaksina të sigurta dhe të testuara. Unë nuk kam dilemë personalisht të vaksinohem me këtë vaksinë”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe para se të arrijnë vaksinat e parë ministri Filipçe pati paralajmëruar se do të vaksinohet me vaksinën e parë që do të arrijë ne vend për të dhënë shembull te qytetarët, mirëpo kur arritën vaksinat “Fajzer” ai ndërroi mendje. Nuk u vaksinua me pretekstin se nuk dëshiron t’ua zë vendin punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë me të sëmurit nga Covid-19. /SHENJA/

Share.