fbpx

Filipçe: Një përqindje serioze e të infektuarve të rinj…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përqindje serioze e të infektuarve të rinj thjesht nuk munden ose nuk e dinë se ku janë infektuar dhe në atë kuptim ne po synojmë vendet ku ka grupime.

Qëllimi është të mbajnë maska, të shmangin grupime, ne besojmë se me masat e reja të propozuara ndikojmë në disa faktorë, në shumë vende të zvogëlohet pasiguria e transmetimit të virusit, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Gjegjësisht, siç njoftoi MIA, në të njëjtën konferencë për shtyp u kumtua se Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që të vendoset ndalesë e plotë e organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orëve të punës të të gjitha subjekteve ekonomike deri në orën 23:00 dhe kapaciteti në transportin publik të jetë i mbushur deri 50 për qind.

Siç deklaroi Filipçe, sipas rregullave aktuale me fuqi ligjore, është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore për masat e mëparshme.

Ai shtoi se ligji është tashmë në procedurë parlamentare dhe ata presin që ai të votohet javën e ardhshme në lidhje me paketën e propozuar të masave të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave në ambient të hapur

Ndalesa e grupimit pas orës 22:00 dhe ndalesa e vizitave në shtëpi, në mënyrë që, siç tha Filipce, inspektorët dhe Ministria e Brendshme të jenë në gjendje të veprojnë në lidhje me kontrollin dhe ndërmarrjen e sanksioneve.

Ai tha se sa i përket kapacitetit të spitaleve, spitali modular është i përgatitur plotësisht, ende nuk ka asnjë pacient të pranuar, por mjekët dhe infermierët nga klinikat e tjera tashmë kanë ardhur. Lidhur me numrin e të sapoinfektuarve,

Filipçe vuri në dukje se në vendin tonë, por edhe në rajon dhe në Evropë, numri i rasteve të reja po rritet, gjë që, siç theksoi ai, është diçka që pritej sipas valës së vjeshtës.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, në pyetjen e gazetarëve nëse po konsiderohet vendosja e orës policore, tha se kjo çështje nuk po shqyrtohet për momentin, por që në të ardhmen të gjitha masat janë në dispozicion.

Ai theksoi se është fakt se masat nuk janë respektuar, duke theksuar se në ditët në vijim numri i rasteve pozitive do të monitorohet në mënyrë që të propozohen masa të reja.

Share.