Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Studeniçanit, Fatmir Ejupi tha se Studeniçanit dhe Batincës ju nevojiten shkolla fillore të reja.
“Ndër tre projektet kryesore që e kam premtuar qytetarëve ka qenë transporti i nxënësve. Ne nuk flasim ngase nuk e dimë se si do të rrjedhin punët për ndërtimin e objekteve, por sigurisht se e mendojmë edhe atë pjesë, ndërtimin e një objekti të re në Studeniçan, po ashtu edhe një shkollë në Batincë. Çështjen e transportit në kemi thënë se ne e llogaritim projektin kryesor për këto nxënës”,deklaroi Fatmir Ejupi në emisionin debativ në TV SHENJA.
Ejupi tha se ata do të bëjnë çmos me miqtë dhe me projekte dhe kërkesa që të realizohen ndërtimi i shkollës fillore.