Fatmir Ejupi: Nuk dihet se si janë shpenzuar paratë në komunën e Studeniçanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Studeniçanit, Fatmir Ejupi në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se ka pranuar që të kandidojë për komunën e Studençanit, për shkak dëshirës për të ndryshuar gjërat në Studeniçan.

“Së pari dëshirojmë të largohet fokusi i deritanishëm vetëm për rrugë, kanalizime, infrastrukturë, por nevojat e familjeve të reja i tejkalojnë vetëm këto kërkesa”, deklaroi Ejupi në TV SHENJA.

Fatmir Ejupi tha se gjendja e ujësjellësit është në gjendje katastrofale.

“Shumë pak ka transparencë në punën që bëhet në komunë e Studeniçanit”, tha Ejupi.

Ejupi tha se nuk dihen ku harxhohet buxheti prej 3.2 milionë euro të cilën e ka komuna e Studeniçanit.

Share.