Fatmir Ejupi: E kemi për obligim ta ngremë zërin për ta rregulluar çështjen e deponisë Drislla

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fatmir Ejupi në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për deponinë e Drisllës, tha se ende nuk dihet çfarë ndodhë brenda, çfarë lloj mbeturinash trajtohen dhe si trajtohen.

Banorët e fshatit Batincë në mbrëmje nuk mund të dalin jashtë për shkak erës e cila vjen nga Drislla”,tha Ejupi.

Ejupi tha se nuk ka fakte se çfarë ndodhë brenda, por shtoi se gati se për çdo ditë, nga 6 tonë mbeturina prej spitaleve të ndryshme derdhen aty.

“Nuk e di pjesën e ai djegin, nuk dua të flas për derisa nuk kam argumente. Ne e kemi obligim ta ngremë këtë çështje, e dimë se është bërë një investim i madh, ne nuk flasim se kërkojmë dislokimin e Drisellës, por bashkëpunim me qytetin e Shkupit, kërkojmë modernizimin e Drisllës. Duhet ta dimë se çfarë ndodhë”, tha Ejupi.

Share.