Shkruan: Dr.Prof- Musa Musai




Profeti Ynë i Nderuar na ka then:’’Kush përpiqet që t’i ngjasojë nje populli (në mendim , jetesë, veprim etj.) ai është prej tyre’’
Viti i Ri ka të bëjë direkt me kulturën dhe traditën e krishterë, ku përfshihen katolikë dhe ortodoksë. Muslimanët nuk i lidh asgjë me këtë festë. Thuhet se ka të bëjë me mbarimin dhe fillimin e një viti tjetër, arsyetim ky krejt absurd, sepse nuk ka motiv që të festohet largimi i një viti dhe ardhja e një viti tjetër.




Muslimani në familje duhet të ketë kujdes që mos të edukojë fëmijët më dëshirën për të festuar Vitin e Ri por t’u spjegojë fëmijëve të vet se muslimanët kanë festat e Bajramit, ata duhet të jënë të bindur se Viti i Ri nuk është festë muslimane.
Muslimani nuk duhet të vendosë pemën e Vitit të Ri në shtëpinë e vet, sepse ai me këtë veprim është bërë pjesë e festës së Krishtëlindjeve. Pema e Vitit të Ri nuk duhet të vendoset në shtëpinë e muslimanit
‘’as për t’u bërë qëjfin fëmijve’’ sepse ne e kemi të ndalur të imitojmë jomuslimanët dhe festat e tyre. Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Madhërueshëm thotë:
‘Nëse i bindesh shumicës mohuse në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut…..’’




-Dr. Musa Musai
Përshtatur nga botimi’’Psikologjia e identitetit fetar’’