F1, Mexio GP: Ja kur fillon gara e madhe sipas kohës sonë – ‘Kokëkuqja’ në ‘pole position’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

12:59 | 27 Tetor 2019

Formula 1 vjen sonte me një garë të madhe, e cila do të zhvillohet në Meksikë.

Mexico Grand Prix [Çmimi i madh i Meksikës] pritet të jetë një garë shumë interesante mes skuadrave të Ferrari, Mercedes e  Red Bull. Sipas kohës sonë, gara fillon në ora 20:10, përcjell lajmi.net.

Garën në ‘pole position’ e fillon ‘kokëkuqja’ e Ferrari, me Charles Leclerc, ndjekur nga anëtari tjetër i Ferrari, Vettel.

Lewis Hamilton i Mercedes do të niset nga pozita e tretë, kurse Max Verstappen do të niset nga vendi i katërt.

Mbetet të shihet se kush do të jetë triumfues në çmimin e madh të Meksikës. /Lajmi.net/

Share.