fbpx

EXCLUSIVE/ Vetëm edhe tre ditë! Ja çfarë pritet të ndodhë në MAQEDONI…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asgjë konkrete në negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në drejtim të zgjidhjes së kontestit bilateral. Këtë e konfirmon edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai theksoi se tani për tani nuk ka asnjë iniciativë konkrete dhe se për tri ditë nuk mund të tejkalohen dallimet që zgjasin me dekada mes vendit tonë dhe Bullgarisë. Sipas shefit të diplomacisë, zgjidhja e këtij kontesti nuk mund të funksionojë me afate.

“Nuk mund të zbuloj çka dhe cilat iniciativa po bëhen ose do të bëhen në ditët në vijim. Por, mbetet qëndrimi se nuk do të heqim dorë nga ky proces deri në momentin e fundit.

Nuk mund të prejudikoj cili do të jetë rezultati dhe nëse janë të mjaftueshme tri ditë për të gjetur një zgjidhje. Unë propozova se zgjidhja qëndron në kthimin e besimit në Marrëveshjen”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, sot akuzoi se Qeveria dhe Zaevi po negociojnë pa pasur asnjë llogaridhënie para popullit. Konferencat për shtyp, siç ishte ajo e sotme e Osmanit, i quajti konferenca pa qëllim. Mickoski, zbuloi se ka non-pejpër të fshehur për këtë çështje.

“Problemi kryesor është se edhe aso kohe, e edhe sot kur i numërojmë ditët e fundit nga bisedimet përfundimtare, Zaevi dhe Qeveria po negociojnë pa pasur konsensus të përgjithshëm dhe të brendshëm politik”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Procesi i euro-integrimeve nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Bullgarinë dhe për të gjitha vendet-anëtare të Unionit, para së gjithash për besueshmërinë e BE-së, theksoi Osmani, duke i komentuar qëndrimet e Bullgarisë për këtë çështje.

“Garanci se kjo marrëveshje është mekanizmi i vetëm për tejkalimin e dallimeve, por nuk mund t’i komentoj pozicionet e ndryshme lidhur me atë se si politikanët shohin ndaj zgjidhjes.

Unë mendoj se zgjidhja është në këtë që e thashë – kthimi i besimit në marrëveshjen dhe procesin”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, në deklaratë për “BNT” tha se do të insistojë që të hapet një kapitull të veçantë në kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut. Siç përcjell “BNT-ja”, sipas Radevit, Bullgaria duhet ta mbrojë historinë, gjuhën dhe identitetin e saj.

Ndryshe, Komisioni i Punëve të Përgjithshme të BE-së, në të cilin duhet të miratohet korniza negociuese, fillimisht ishte planifikuar për më 10 nëntor, por ishte shtyrë për më 17, që ishte vlerësuar si kohë shtesë për Shkupin dhe Sofjen në kohë kur kryesimi i Gjermanisë si ndërmjetësues mund t’i përafrojë qëndrimet dhe të arrihet një marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

Share.