fbpx

EXCLUSIVE/ Kryeministri Zave Befason të gjithë, Ja cili është Plani i tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Deutsche Welle” paralajmëroi për një paketë të re ekonomike, e cila përfshin dekriminalizimin dhe legalizimin e marijuhanës në vendet turistike.

“Ideja është që t`i japim mundësi vendeve turistike, përfshi këtu edhe Shkupin, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, duke respektuar standarde të caktuara – ventilimin, prova për origjinën e marijuhanës, dhe diçka të ngjashme…të mundësohet konsumimi i marijuhanës brenda tyre”, deklaroi Zaev duke shtuar se plani është që kjo industri të kontrollohet ngjashëm si në Amsterdam.

Vlerësimi i kreut të ekzekutivit është se ky projekt mund të ndihmojë zhvillimin në industrinë e hotelierisë, por edhe zhvillimin e turizmin në përgjithësi.

“Besoj se për një vend të vogël mund të sjellë zhvillim serioz në sektorin e hotelierisë dhe turizëm, veçanërisht duke marrë parasysh vendet tona të bukura turistike si Struga, Ohri, Resnja, Dojrani, Shkupi, Berova, Mavrova dhe të gjitha vendet e tjera.

“Përmes këtij projekti do të mundësojmë rritjen e shërbimeve, duke marrë parasysh që kjo pjesë shumë pak merr pjesë në Bruto Prodhimin Vendor”, tha Zaev, por premtoi se për këtë çështje do të hapet debat i gjerë dhe nëse shumica konsideron se nuk duhet të vendoset rregullore e re, atëherë kjo çështje do të mbyllet.

Share.